Rama: “Stani i Hoxhës” në Kukës, një oaz i qetësisë dhe i shijes së mirë
Në zemër të natyrës përrallore të Kukësit ka hapur dyert “Stani i Hoxhës”, një oaz i qetësisë dhe i shijes së mirë që mirëpret turistë vendas e të huaj për të shijuar kulinarinë tradicionale dhe natyrën e mrekullueshme të veriut të vendit tonë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga “Stani i Hoxhës” në Kukës.
Kreu i qeverisë theksoi se, falë klimës së begatë, i zoti i stanit, Gëzimi mbarështon edhe bletë dhe e prodhon vetë mjaltin për nevojat e agroturizmit.
Gjithashtu, shtoi Rama, kultivon edhe 120 rrënjë dardhë dhe 3 dynym patate, duke u siguruar që vizitorët të ndjejnë shijet e vërteta të prodhimeve autoktone. /atsh/