Rama pret Zhegrovën: Talentet si ju na bëjnë krenarë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, të hënën e ka pritur ylli e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.
I pari i kryeqytetit përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka thënë se ia ka dorëzua “Hyjneshen në fron” Zhegrovës.
Rama e ka falënderuar sulmuesin e Dardanëve për prezantimin shumë të mirë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Fillova ditën me lojtarin e vitit, Edon Zhegrova! Talentet si ai na bëjnë krenarë, duke përfaqësuar vendin tonë me dinjitet në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar Rama.