Rama: Një nga sekretet e bukura të Adriatikut në Durrës
Bregdeti i Adriatikut vijon të mbetet një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët vendas e të huaj, të cilët e zgjedhin jo vetëm për plazhet e gjera ranore, por edhe për lagunat e turizmin e natyrës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga një pjesë që mbetet ende për t’u zbuluar përgjatë bregdetit të Durrësit.
“Një nga sekretet e bukura të Adriatikut në Durrës”, shkruan kryeministri, ndërsa ndan pamjet spektakolare nga bashkimi i detit me lagunën.
Me një ofertë të plotë turistike, Shqipëria është vendosur në “top” destinacionet e përzgjedhura nga turistët e huaj edhe këtë vit.
Më shumë se 3.3 milionë turistë të huaj vendin tonë në 5 muajt e parë të vitit, ndërkohë që vetëm në muajin maj Shqipëria u vizitua nga rreth 974 mijë turistë të huaj. /atsh/