Rama ndan pamje të Majës së Menceku

Rama ndan pamje të Majës së Menceku

Destinacionet malore në vend mbeten një atraksion absolut për turistët vendas dhe të huaj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje të Majës së Mencekut në Tiranë, ku grupe turistësh të apasionuar pas hicking dhe natyrës, shfaqen në majën e malit të mbuluar me dëborë, duke shijuar bukuritë e zonës malore.

“Një tjetër destinacion për të apasionuarit e malit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Maja e Mencekut ndodhet në një lartësi prej 1827 metrash dhe ndodhet në zonën e Dajtit, vetëm një orë larg Tiranës.

Share This