Rama ndan pamje nga Himara e mbushur me turistë këtë fundjavë shtatori
Gjatë këtij sezoni turistik Himara vijon të jetë e preferuara të turistëve vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi publik i Himarës, ku edhe gjatë shtatorit vijon të frekuentohet nga pushuesit.
“Himara këtë fundjavë bosh fare”, shkruan Rama duke iu përgjigjur në mënyrë ironike pretendimeve për rënie të numrit të turistëve që frekuentojnë bregdetin shqiptar gjatë këtij viti turistik.
Himara vijon të mbetet një ndër destinacionet kryesore të pushuesve vendas e të huaj, të cilët vlerësojnë në këtë sezon cilësinë e lartë të shërbimeve, pastërtinë e plazheve, sigurinë e shtuar dhe aktivitetet e larmishme.
Në Himarë pushuesit gjejnë plazhe të mrekullueshëm, ujëra të kristalta, gjire të shumta dhe vijë bregdetare e larmishme. Gjithashtu në Himarë e gjejnë veten edhe të gjithë dashamirësit e aventurës dhe turizmit malor. Relievi i pikturuar aq bukur ndërthuret mes malesh, luginash, kanione dhe lumenj. /ATSH/