Rama: Mbështesim kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në pritjen e anëtarëve të Komitetit Olimpik Mesdhetar që zhvilluan mbledhjen e parë të Bordit në vendin tonë.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama i konsideroi aktivitet sportive mjaft të rëndësishme për fëmijët, duke theksuar se qeveria do të shtojë përpjekjet dhe financimet për këto aktivitete.
“Ne do të vëmë gjithnjë e më shumë përpjekje dhe para në këto aktivitete. Përfshirja e fëmijëve në sporte është po i rëndësishëm sa ndërtimi i shkollës për ta. Sigurisht që është një lloj tjetër edukimi”, u shpreh Rama.
Po ashtu kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria do të mbështesë kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.
“Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 dhe siç u informova edhe nga presidenti i kësaj organizate, në Lojërat e para Olimpike që do të ndodhin nëpër vende në Shqipëri, Prishtinë dhe Durrës. Jemi krenarë për vendimin e marrë dhe e di që ky vendim nuk ka qenë shumë i lehtë, por ju merrni vendimi si njerëz të sportit sepse nëse do ishit njerëz të politikës nuk do e merrnit këtë vendim”, theksoi kryeministri.