Rama kujton Ismet Asllanin: E ardhmja ndërtohet duke respektuar të kaluarën

Rama kujton Ismet Asllanin: E ardhmja ndërtohet duke respektuar të kaluarën

Në 26 vjetorin e vrasjes së Ismet Asllanit, atë kohë komandant i Ushtrisë Çlirimtare, sot Hero i Kosovës për sakrificën dhe trimërinë e tij për liri, është përkujtuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Me mirënjohje dhe respekt, sot, në emër të kryeqytetit, nderova sakrificën e Ismet Asllanit, i cili, bashkë me shokë, kontribuoi që sot të gëzojmë lirinë”, ka shkruar kreu i kryeqytetit.

Rama, tutje shkroi se, dy djemtë e Asllanit që u vra nga policia serbe, janë invalidë të luftës, ndërsa dy vëllezërit e tij u masakruan në masakrën e Hallaqit më 19 prill 1999.

“Për nder të tij dhe veprës së tij, një rrugë në kryeqytet mban emrin e tij, si shenjë e përjetshme e respektit dhe mirënjohjes. E ardhmja ndërtohet duke respektuar të kaluarën”, ka shkruar Rama.

Share This