
Rama flet me Thaçin: Telefonata e vëllait tim Hashim ishte tejet prekëse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se sot ka folur në telefon me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë.
Ai në një postim në “Facebook” ka thënë se telefonata me Thaçin ishte tejet prekëse.
“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, ka shkruar Rama.