Rama: Dita e Evropës shënon unitetin e paqen mes popujve evropianë

Rama: Dita e Evropës shënon unitetin e paqen mes popujve evropianë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka qenë pjesë e pritjes zyrtare të organizuar në “TechPark” Prishtina në shënimin e Ditës së Evropës. Ai ka thënë se kjo ditë shënon unitetin dhe paqen mes popujve evropianë, vlera që ndajnë edhe qytetarët tanë.

Rama ka theksuar se me ftesë nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka marrë pjesë në shënimin e kësaj dite të rëndësishme për gjithë kontinentin.

“Dita e Evropës na kujton se e ardhmja është e qëndrueshme kur jemi të bashkuar”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Share This