
Rama: Bileta ndërurbane inkorporohet falas për transportin në kryeqytet
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka deklaruar se të gjithë udhëtarët që vijnë nga çdo qytet i Kosovës në “Stacionin e Autobusëve” në Prishtinë, njoftohen se në biletën e tyre ndërurbane do të inkorporohet falas bileta gjithëditore për transportin urban në kryeqytet.
“Ky vendim ndodh për herë të parë në historinë e transportit urban në Kryeqytet dhe është pjesë e reformës së transportit publik urban, që shënon një hap të madh në përmirësimin e shërbimeve publike. Vendimi hyn në fuqi nga sot, më datë 17.03.2025”, shkruar Rama në ‘Facebook’.
Sipas tij, ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm në procesin e reformës për transportin publik në Kryeqytet, nga i cili do të përfitojnë edhe qytetarët e Kryeqytetit, raporton rtk.
“Me këtë organizim të ri të transportit publik, Kryeqyteti do të ketë më pak vetura, më pak trafik, më pak ndotje ambientale dhe më shumë organizim dhe siguri. Bashkë, po ndërtojmë një Kryeqytet më funksional dhe më të sigurt për të gjithë’, tha ai.