Ralph Hasenhuttl, emri më i mundshëm për trajner të Kosovës
Largimi i Primozh Glihas nga posti i përzgjedhësit të Kosovës, ka hapur debat të gjerë se kush mund ta drejtojë Kombëtaren tonë në të ardhmen.
Niko Kovaç, Philip Cocu e Ilir Daja janë emrat e përmendur si pasardhës të Ghlias, megjithatë Ballkani.info mëson se FFK-ja tashmë është në kontakt edhe me një trajner tjetër të madh.
Bëhet fjalë për austriakun Ralph Hasenhuttl.
56 vjeçari suksesin më të madh e pati në Premier Ligë te Sauthamptoni, mund të marr drejtimin e “Dardanëve”.
Hasenhuttl, përveç Sauthamptonit ka udhëhequr edhe skuadra të mëdha si Leipzig e Ingoladtad në Bundesligën gjermane, ndërsa në fillim të karrierës ka punuar edhe te Aalen.
Angazhimi i tij do të sillte një përvojë të madhe tek Kosova. Kjo mbetet të shihet…