Rahoveci-Besa Famgas, gjysmëfinalja e madhe e Kupës

Rahoveci-Besa Famgas, gjysmëfinalja e madhe e Kupës

Të premten është tërhequr shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Rahoveci e Besa Famgas do të takohen në gjysmëfinale të kësaj garë prestigjioze në vendin tonë.

Turneu final i Kupës mbahet më 27 e 28 prill, ndërsa vendi do të përcaktohet javën e ardhshme.

Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Trepça dhe Kastrioti. Trepça është fituese në fuqi e Kupës. Edhe kjo gjysmëfinale pritet me interesim të madh.

Gjysmëfinalet luhen më 27 prill, kurse finalja një ditë më pas.

Share This