Rabiot për shkarkimin e Allegrit: Meritoje një lamtumirë ndryshe

Rabiot për shkarkimin e Allegrit: Meritoje një lamtumirë ndryshe

Pas shkarkimit të Allegrit, disa lojtarë të Juventusit kanë dashur t’i thonë lamtumirë ish-trajnerit të tyre.

Bien në sy fjalët e Rabiot në Instagram: “Je një nga më të suksesshmit e klubit”.

“Do të mbahesh mend si një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e Juventusit. Meritoje një lamtumirë ndryshe. Faleminderit për gjithçka dhe fat të mbarë”.

Nuk ka munguar një koment edhe nga Nicolò Fagioli, gjithmonë në Instagram.

“Siç na keni thënë gjithmonë, pak fjalë… Faleminderit mister”: me këtë postim të shkurtër mesfushori i Juventusit ka përshëndetur Massimiliano Allegrin pas shkarkimit.

Share This