Rabiot: Ndihem rehat të Juve, por…
Francezi Adrien Rabiot ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë kontratën me Juventusin.
Reprezentuesi francez, i cili po bën një sezon të madh me torinezët, e pranon se ndihet rehat tek “Zonja e Vjetër”, por ai thotë se ende i duhet kohë për të vendosur për të ardhmen e tij.
“Më duhet të mendoj akoma. E kam thënë se ndihem shumë rehat këtu, por do të flasim më vonë”, ka thënë Rabiot.
Francezi prej kohësh kërkohet nga disa klube të njohura evropiane përfshirë edhe ish-klubin e tij, PSG.