
Ra Milani, Feyenoordi kalon tutje
Feyenoord ka bërë befasinë për ta eliminuar AC Milanin nga Liga e Kampionëve, pas fitores me rezultat të përgjithshëm 2:1 në play-off.
Pas triumfit 1:0 në shtëpi, Feyenoord e ruajti rezultatin në ndeshjen kthyese, ku epilogu përfundimtar doli të jetë 1:1.
AC Milani e nisi në mënyrë të mahnitshme, ku qysh në minutën e parë Santiago Gimenez i shënoi ish klubit pas harkimit të Malick Thiaw (1’).
Pas kësaj, Milani e shtoi presionin duke rrezikuar me Joao Felix e Rafael Leao megjithatë larg finalizimit të rasteve.
Mirëpo, problemet për Milanin nisën sapo mbrojtësi Theo Hernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, e si pasojë u përjashtua nga loja.
Pas kësaj, Feyenoord e mori kontrollin, për ta barazuar rezultatin falë Julian Carranza që shënoi me koëk pas harkimit të Buenos (73’).
Milani provoi deri në fund për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, sidoqoftë assesi s’ia doli kësisoj përshëndetet me garat evropiane.
Feyenoordi kundërshtarin për 1/8 e finales do ta mësojë të premten.