Quique Sanchez Flores zyrtarisht trajneri i ri i Sevillas  

Quique Sanchez Flores zyrtarisht trajneri i ri i Sevillas  

Tashmë është zyrtare. Quique Sanchez Flores zyrtarisht është trajneri i ri i klubit spanjoll, Sevilla.

Sevilla pëmes një njoftimi, ka konfirmuar Flores-in në krye të bakinës së skuadrës së tyre.

Quique Sanchez Flores do të jetë pasues i Diego Alonso, i cili u shkarkua nga detyra e tij pas rezultateve të dobëta si në kampionat edhe në Europë.

Sipas njoftimit të klubit spanjoll, tekniku i ri ka firmosur deri në vitin 2025. Ai më parë ka drejtuar skuadrat si: Getafe, Valencia, Benfica, Atletico Madrid apo Espanyol.

Flores në krye të Sevillas, do të debutojë nesër në ndeshjen ndaj Granadas.

Share This