Qindra besimtarë vizitojnë varrin e të ndjerit Papa Françeskut

Qindra besimtarë vizitojnë varrin e të ndjerit Papa Françeskut

Bazilika e Shën Marisë së Madhe në Romë hapi sot dyert e saj për të lejuar besimtarët të shprehin respektin e tyre në varrin e të ndjerit Papa Françeskut, një ditë pasi ai u varros.

Qindra besimtarë u rreshtuan sot në mëngjes para kishës – përpara se ajo të hapej në orën 7:00 të mëngjesit.

Françesku zgjodhi kishën në Romën qendrore si vendin e tij të prehjes – në vend të Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, ku janë varrosur shumë nga paraardhësit e tij.

Ai u varros dje në një ceremoni madhështore në Sheshin e Shën Pjetrit, ku morën pjesë qindra mijëra njërëz, si dhe udhëheqës globalë.

Kardinalët e mbledhur me rastin e ceremonisë së varrimit dhe konklavës së ardhshme për të zgjedhur pasardhësin e Françeskut – do të vizitojnë sot pasdite (16:00) – vendin e tij të prehjes. /atsh/

Share This