Qeveria së shpejti me subvencione për efiçiencë të energjisë, Kurti jep detaje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë javëve në vijim, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do ta hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.
Kurti ka ndarë një video në “Facebook” me anë të së cilës mund të kuptoni më shumë informata.
“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, gjatë javëve në vijim, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre. Për të mësuar më shumë informata rreth thirrjeve, vizitoni uebfaqet e Ministrisë së Ekonomisë e të Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë të cilat do të publikojnë të gjitha informacionet e nevojshme ditëve në vazhdim”, ka shkruar Kurti.