
Qeveria prezanton logon e 17-vjetorit të pavarësisë
Qeveria e Kosovës e ka prezantuar logon zyrtare të shënimit të 17-vjetorit të pavarësisë.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ekzekutivi e ka publikuar logon shtetërore të 17-vjetorit të pavarësisë si dhe programin e plotë të manifestimeve. Krahas mbledhjes festive të qeverisë, do të ketë edhe parakalim të trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në kryeqytet, homazhe tek personalitetet e rëndësishme që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit si dhe koncerte.