
Qeveria merr vendim, rriten shtesat për lehonat
Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të rriten shtesat për lehonat.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se vlera mujore e shtesave për lehonat që janë të papuna për gjashtë muaj do të jetë nga 170 në 325 euro.
Në mbledhjen e Qeverisë u bë e ditur se për lehonat të cilat janë në marrëdhënie pune shtesat për tre muaj do të jenë nga 319 euro në muaj, raporton telegrafi.