Qeveria Kurti lë pa punë vajzën e Ukshin Hotit

Qeveria Kurti lë pa punë vajzën e Ukshin Hotit

Erleta Hoti, vajza e Ukshin Hotit, ka kritikuar institucionet e Qeverisë së Kosovës, pasi ka kohë që ka konkuruar për një vend pune tek shumë pozita të ndryshme, por që deri më tash nuk ka pasur sukses.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Hoti ka thënë se nuk e gëzon të drejtën bazike për mbijetesë si nënë vetushqyese për fëmiun me nevoja të veçanta.

“Qe sa kohë kam konkuruar për një vend pune tek pozitat e ndryshme që i posedoni, por deri më tash me asnjë sukses. Përveç kualifikimeve adekuate e gëzoj të drejtën ligjore, ku kanë përparësi fëmijet me prind të cënuar nga lufta. Të drejtë që rrallë e shfrytëzoj, veçse në rastet kur jam e papunë dhe nuk posedoj të drejta bazike për mbijetesë si prind vetushqyes për fëmiun tim, që është me nevoja të veçanta.”

Share This