Qeveria i hap rrugë themelimit të Muzeut të gjenocidit

Qeveria i hap rrugë themelimit të Muzeut të gjenocidit

Sot, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, u miratua propozim vendimi që i hapë rrugë themelimit të Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se muzeu fillimisht do të themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, e pas hyrjes në fuqi të Ligjit për muze si institucion.

“Institucioni do të vendoset në ndërtesën ku aktualisht është Ministria e Kulturës ndërsa paralelisht do të zhvillojmë procedurat për zhvendosjen e administratës në një ndërtesë tjetër ose një të re. Kemi ndarë edhe buxhetin e nevojshëm”, ka thënë ministri Çeku.

Kryeministri Albin Kurti theksoi se provat dhe dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës po grumbullohen dhe po dërgohen në institucionet e Kosovës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kujtesës kolektive duke i ruajtur ato.

Share This