Qeshja e Thaçit me dëshmitarin Fadil Geci, Endriti e poston fotografinë
Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, është duke e përcjell me vëmendje seancën e sotme të Gjykatës Speciale, ku Fadil Geci po e vazhdon dëshminë e tij kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Madje, në llogarinë e tij në “Instagram” ai ka postuar edhe një fotografi të ish-presidentit, i cili qesh me deklaratat e dëshmitarit Fadil Geci.
Ky i fundit, sot ka thënë se nuk ka marrë urdhra nga LPK-ja që e quante veten UÇK.
Geci ka deklaruar se urdhra merrte nga Ahmet Krasniqi.
Këto përgjigje, Hashim Thaçit i kanë shkaktuar të qeshura.