Qau për Azemin: Buci shfaq xhelozi ndaj Santianës
Një përplasje e ashpër mes Santianës dhe Bucit ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, pasi Santiana ka përlotur sytë për daljen e Azemit nga shtëpia.
Buci, duket se nuk ka arritur të fshehë zhgënjimin e tij, duke e pyetur vazhdimisht Santianën për arsyen e lotëve të saj.
Santiana, e emocionuar nga ngjarjet e natës së mbrëmshme, u shpreh e drejtpërdrejtë: “Unë kajta se unë Azemin e du.”
Ajo vazhdoi të tregojë për vlerat që ka vërejtur tek Azemi përgjatë qëndrimit të tij në shtëpi.
“Përnjëmend u mërzita, ndoshta Azemi lojë nuk ka, por është shumë njeri i mirë. Sillet shumë mirë, është shumë i kulturuar dhe i respektueshëm,” ka vijuar Santiana.
Ndërsa nga ana tjetër, Buci nuk ka ngurruar të flasë për pikëpamjen e tij dhe për ato që nuk i pëlqejnë tek Azemi.
Ai ka shprehur pakënaqësi dhe një lloj irritimi ndaj sjelljeve të Azemit: “Mua më pengon gjithçka, për të gjitha sjelljet e tij, më bën nervoz se ‘s’ka kaqik’, duhet me qenë njeri i vendosur për diçka.”