Qasja e pushtetit ndaj mediave, Haxhiu: Njeriu që e ka porositë këtë është Albin Zaim Kurti
Baton Haxhiu, gazetar, ka thënë në “Pressing”, të T7 se pas sulmeve ndaj mediave qëndron kryeministri Albin Kurti.
RTK-ja të hënën publikoi një lajm ku sulmoi dy media në Kosovë, gjë që ka shkaktuar reagime gjatë tërë ditës në vend.
Haxhiu këtë e ka quajtur një mënyrë të fashizmit nga pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Realisht ne po kërkojmë fajtorin te bordi i RTK-së, realisht njeriu që e ka porositur këtë e ka një emër, ai është Albin Kurti. Ai është prodhuesi i kësaj mënyre të fashizmit”.
“Këta janë prodhues të fashizmit të shkronjave, dhe këta nuk e dinë që kur shkronjat vendosen mbi këto kritere dhe e përdorin televizionin publik dhe pastaj i shtynë të mbajnë mbledhje për me gjetë fajtorin. Kjo është më së pari turp, pastaj krim dhe e treta mashtrim publik”, ka thënë Haxhiu.