“Qartë dhe dukshëm”, Arteta reagon për vendimet që ishin kundër Arsenalit
Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta duket se është ndarë i pakënaqur me vendimet e gjyqtarëve në humbjen ndaj Aston Villas.
“Topçinjtë” nuk përfituan nga humbja e Man Cityt për ta marrë sërish primatin në Premierligë dhe të ikën disa pikë nga rivalët.
Pavarësisht rasteve më shumë, Arsenali njësoi si City javën e kaluar dështoi te Villa duke pësuar humbje me rezultat minimal 1:0.
Pas ndeshjes, Arteta u pa i pakënaqur me këto vendimet mirëpo refuzoi të përmend ndonjë emër, shkruan nacionale.
I pyetur nëse kishte penallti te ndërhyrja e Luiz te Gabriel Jesus apo edhe goli i anuluar i Kai Havertzit, Arteta deklaroi: “Është e qartë dhe e dukshme”.
Gazetari tentoi t’i bënte presion për të parë më saktësisht se për çfarë e kishte fjalën tekniku spanjoll, mirëpo ai deklaroi sërish: “E qartë dhe e dukshme, ky është mendimi im. Mund vetëm ta përsërisë: E qartë dhe e dukshme”.
“Kujt po i drejtohesh? Jo, jo është qartë dhe dukshëm”.
Përndryshe, Arsenal tani renditet në pozitën e dytë në Premierligë dhe në xhiron e radhës në kampionatin anglez ka punë me Brightonin.