Qalaj për arrestimin e Arsenijeviq: Policia duhet të turpërohet

Qalaj për arrestimin e Arsenijeviq: Policia duhet të turpërohet

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, ka dënuar aktin e arrestimit të politikanit serb në veri, Aleksandar Arsenijeviq, duke thënë se kjo përbën kufizim të të drejtave të njeriut.

Qalaj në “RTK Prime” ka thënë se duhet të sigurohemi që ligji të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë.

“Sot është vërejtur që situata nuk është normale. Më brengosi arrestimi i një politikani të ri atje, i cili i ka fishkëllyer prezencës së kryeministrit atje. Kur flasim për rend e ligj duhet të sigurohemi që rendin e ligjin ta zbatojnë edhe pushteti, institucionet, qytetarët”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se me veprime të tilla nuk mund të shtrihet sovraniteti në veri të vendit.

“Policia e Kosovës duhet të turpërohet nga veprimi, nëse arrestimi është për fishkëllima, ngase ka të drejtë çdokush në këtë vend të shpreh përkrahjen ose kundërshtimin për çka do”, ka deklaruar deputeti i PDK-së.

Share This