Qalaj: Haxhiu tek PDK-ja nuk kalon

Qalaj: Haxhiu tek PDK-ja nuk kalon

Partia Demokratike e Kosovës e ka qëndrimin e njëjtë kur bëhet fjalë për votimin e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare e Kuvendit, emër ky i propozuar tash e disa herë nga Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të cilëve u takon edhe posti i kryekuvendarit.

Deputeti Rashit Qalaj tha se PDK-ja është në të njëjtin qëndrim dhe nuk ka ndryshuar.

“Nuk ndryshon sot, nuk ndryshon as pas 48 orësh e nuk ndryshon as pas një javë e as pas një muaji. Sa i përket zonjës Haxhiu tek PDK-ja nuk kalon”, tha Qalaj para gazetarëve teksa po hynte në Kuvend në tentimin e tetë për konstituimin e këtij institucioni.

Share This