PZAP dënon LDK-në me 20 mijë euro

PZAP dënon LDK-në me 20 mijë euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkelje të “Kodit të Mirësjelljes” gjatë fushatës zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje u ankua në PZAP se kandidatja për deputete nga LDK-ja, Xheneta Syka, ka publikuar video në Facebook ku e krahason kryeministrin Albin Kurti me nazistin Adolf Hitler.

Për këtë arsye, më 15 janar, PZAP-ja e ka dënuar LDK-në me 20 mijë euro gjobë, e cila duhet të paguhet në afat prej 15 ditësh.

LDK-ja e ka kundërshtuar gjobën, duke thënë se është bërë nga një profil tjetër dhe jo nga kandidatja për deputete.

Por, PZAP-ja ka konstatuar se videoja ishte postuar në profilin e Sykës, por ishte fshirë më pas.

Share This