Putin thotë se është i gatshëm të bisedojë me Trumpin për Ukrainën
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është i gatshëm për bisedime me homologun e tij amerikan, Donald Trump, për Ukrainën, duke e quajtur atë udhëheqës “të mençur” i cili do të mund ta kishte parandaluar nisjen e konfliktit më 2022.
Kievi reagoi menjëherë, duke paralajmëruar kundër përjashtimit të tij nga negociatat.
Udhëheqësi rus nuk tha se kur këto bisedime do të mbaheshin dhe Kremlini ka thënë më herët se po pret për “sinjale” nga Uashingtoni, pavarësisht se Trump një ditë më herët paralajmëroi se është i gatshëm të takohet “menjëherë” me Putinin, shkruan Rel.
“Ne gjithmonë kemi thënë, dhe unë dua ta theksoj sërish, se ne jemi të gatshëm për këto negociata sa i përket çështjes ukrainase”, tha Putin për një gazetar të televizionit shtetëror rus.