Putin `bën vizitën e parë në Kursk’, përpara bisedimeve SHBA-Rusi

Putin `bën vizitën e parë në Kursk’, përpara bisedimeve SHBA-Rusi

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi rajonin perëndimor të Kurskut, ku trupat ukrainase kishin pushtuar territorin në një sulm të befasishëm verën e kaluar.

Në kohën e inkursionit të befasishëm ndërkufitar nga trupat ukrainase, mezi përmendej lideri rus.

Tani, me Amerikën dhe Ukrainën që presin të shohin nëse Moska pajtohet me propozimin e tyre për një armëpushim njëmujor, kjo vizitë ‘koregrafike’ mund të jetë përgjigja e Putinit, raporton BBC.

Deri më tani, ndihmësit e tij të lartë kanë hedhur poshtë çdo sugjerim për një armëpushim, dhe kjo nuk sugjeron se lideri rus është gati për një ndalesë të armiqësive.

Ai madje përmendi “më në fund mposhtjen e armikut në një fjalim para trupave”, sipas Kremlinit.

Volodymyr Zelensky shpreson që SHBA-ja “do të veprojë fuqishëm” nëse Putin nuk pajtohet me vizionin e tyre të armëpushimit. Kjo e fundit nuk duket shumë e shqetësuar.

Share This