
Pulisic mohon përplasjen me Conceiçao: Asnjëherë nuk jam grindur me trajnerin
“Unë kurrë nuk kam debatuar me trajnerin dhe nuk kam kërkuar kurrë të largohem. Ndihem mirë te Milani dhe dua të vazhdoj ta vesh këtë fanellë”, këto janë fjalët e dërguara në llogarinë X të AC Milan nga Christian Pulisic.
Lojtari amerikan u pozicionua menjëherë për të shuar zjarrin që dukej se po digjej nga brenda dhomës së zhveshjes së Milanit. Sipas lajmeve më të fundit në mediat italiane lojtari ka debatuar me Conceicaon pas ndeshjes Dinamo Zagreb-Milan.
Një përplasje aq e ashpër sa lojtari ka kërkuar dhe transferim. Por qëndrimi i Pulicic është krejt tjetër: “Të lexosh këto gënjeshtra është e papranueshme, por ne të gjithë vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar dhe të luftojmë së bashku në fushë, për klubin dhe për tifozët tanë”, përfundoi numri 11 i AC Milan.