Pulisic-Giroud-Leao, Milani prek fitore e pestë radhazi
Milani mundi 3-0 Lecce-n në javën e 31-të të Serie A, duke marrë fitoren e pestë radhazi në ligë dhe duke konsoliduar vendin e dytë në renditje.
Skuadra e Piolit përshpejtoi që në minutat e para, duke thyer ngërçin në minutën e 6-të me një gjuajtje të fuqishme dhe precize me këmbën e majtë të Pulisic dhe duke shënuar të dytin në minutën e 20-të me Giroud pas një goditje nga këndi.
Reagimi i Lecce-s çoi në traversën e Gonzalez-it, por para pushimit përjashtimi i Krstovic për lojë të rëndë e mbylli ndeshjen para kohe.
Në pjesën e dytë Leao shënoi të tretin në minutën e 57-të para një traverse të bujshëm nga Theo Hernandez.