Publikon letrën e Thaçit për FSK-në në veri: Po e përdorni për t’i mbuluar dështimet, boll ma me spekulime – ju ka ardhur fundi

Publikon letrën e Thaçit për FSK-në në veri: Po e përdorni për t’i mbuluar dështimet, boll ma me spekulime – ju ka ardhur fundi

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i ka reaguar kryeministrit Kurti për deklaratën për ish presidentin Thaçi lidhur me dërgimin e ushtrisë në veri, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo letër e Thaçit po përdor nga qeveria për t’i mbuluar dështimet e saj, derisa u ka bërë thirrje që ta lexojnë e interpretojnë drejtë se çka thuhet në të.

Ai ka publikuar letrën në tërësi, ku thuhet “Në emer të Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri Albin Kurti dhe të gjithë pushtetarët, për t’i mbuluar dështimet e veta , e sidomos dështimet për t’i parandaluar sulmet terroriste në Veri, po e përfolin dhe përdorin “Letrën e Kryeministrit Hashim Thaçi drejtuar NATO-s në vitin 2013” e që qëllimshëm po e quajnë vendim.

Së paku, t’a lexojnë e interpretojnë drejtë se çka thuhet në atë letër për misionin e FSK-së në Veri, edhe pse FSK atë botë nuk e kishte misionin që e ka sot.

Po e publikoj letrën në tërësi, ku fjalë për fjalë thuhet: “Në emer tê Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”.

Lexoni mirë, ka të bëjë me bashkëveprim e me asnjë ndalim!

Boll ma me spekulime, etiketime e mashtrime, ju ka ardhë fundi!

Share This