Publikohet letra të cilën Qeveria e Kurtit ia ka dërguar KFOR-it si garanci që ushtria nuk dërgohet në veri
Në një varrim në fshatin Bistricë ku po i jepej lamtumira ish-ushtarit të UÇK-së, Behxhet Hetemit, lindi krejt ‘telashja’ mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, ku disa pjesëtarë të Togës Ceremoniale të FSK-së morën pjesë në funeral.
Kjo ngjarje çoi deri te rizotimi qeveritar që FSK nuk shkon në veri pa leje të KFOR-it.
Gazetari Lirim Mehmetaj publikoi letrën e dërguar nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, te Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, e cila në thelb të jetë e përmasave gati se ‘penduese e vajtuese’: ku thuhet se kanë gabuar, ishte keqkoordinim i brendshëm, i paqëllimshëm, dhe me lokacion të shkruar gabim si “Bistricë, Komuna e Mitrovicës”.
I ndjeri që po varrosej ishte vëllau i Lulzim Hetemit, kryetarit të Leposaviqit nga Vetëvendosja: ku kishte marrë pjesë, Albin Kurti, Faton Peci, Armend Muja, një deputete në legjislaturën që ka kaluar që mban emrin Arjeta Fejza, Erden Atiqi dhe Sali Zyba. /Nacionale