PSG vuan, por triumfon me 10 lojtarë në transfertën e Le Havre

PSG vuan, por triumfon me 10 lojtarë në transfertën e Le Havre

Paris Saint-Germain bind me 10 lojtarë në transfertën e le Havre, në takimin që rezultoi shumë i luftuar.

Miqtë mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 10’, me Donnarumman që u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të frikshme ndaj Casimir, me trajnerin Luis Enrique që u detyrua të zëvendësonte Barcola-n me Tenas.

Takimi vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 23’, kur Mbappe i dha avantazhin skuadrës së tij.

Ndërsa në fund gjithçka u vulos nga Vitinha, që realizoi golin e dytë për parizienët në minutën e 89.

Pas javës së 14-të të Ligue 1, Le Havre renditet në vend të nëntë me 16 pikë, teksa PSG kryeson i pacënuar me 33 pikë.

Share This