PSG po mendon për pasuesin e Mbappe-s, Leao në listë

PSG po mendon për pasuesin e Mbappe-s, Leao në listë

Ylli portugez Rafael Leao raportohet se në fund të këtij sezoni, mund të largohet nga AC Milan.

E ardhmja e reprezentuesit portugez mund të jetë në Francë.

“Telefoot” të dielën shkruan se kampionët në fuqi të Francës, tashmë po mendojnë për blerjen e Leao-s.

Parisienët janë në kërkim të një sulmuesi të klasit botëror për të zëvendësuar Kylian Mbappe-n, i cili po luan sezonin e fundit në fanellën e PSG-së.

“Fenomeni” i Milanit, siç raportohet, është në krye të listës së gjigantit francez.

Drejtuesit e klubit francez thuhet se shumë shpejtë do të kontaktojnë agjentin e lojtarit për të nisur negociata për transferimin e portugezit në ‘Parkun e Princave’.

Share This