PSG pa Mbappe-n mposht Lillen, Zhegrova titullar
PSG ka vazhduar me performancën e mirë këtë sezon të garave në Ligue 1.
Parisienët pa yllin e tyre Kylian Mbappe-n mposhtën Lillen, me rezultat 3-1, të shtunën në kuadër të elitës së futbollit francez.
Skuadra e Luis Enrqiue bën lojë mjaft të mirë, duke qenë ekip dominues në terren, edhe pse skuadra mysafire kalojë e para në epërsi me golin Yazic (6’).
Nuk vonoi shumë se PSG përmes Ramos (10’), barazoi shifrat në 1-1.
Shtatë minuta më vonë skuadra parisienë kalojë në avantazh prej 2-1, falë autogoli të Ribeiro, rezultat me të cilin skuadra shkuan në pushim.
Edhe në pjesëlojën e dytë, ishin nikoqirët ekip më i mirë në terren, duke shënuar edhe golin e tretë Muani (80’) për rezultatin e përgjithshëm prej 3-1.
Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova edhe në këtë duel ishte titullar tek Lille, ku për 66-të minuta bëri lojë të mirë, anipse nuk e gjeti rrugën e golit.
Pas kësaj fitore, PSG ka 50 pikë në krye të tabelës, 11 më shumë se ndjekësi Nice, kurse, Lille renditet në vendin e katërt me 35 sosh.