PSG nuk dorëzohet, gati ofertën e dytë për yllin e Frankfurt-it
Paris Saint-Germain nuk heq dorë nga Randal Kolo Muani.
Sipas raportimeve të medieve franceze, pas “Jo-së” së Eintracht Frankfurt për ofertën e parë të bërë nga parisienët, prej 60 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse, kampionët e Francës po mendojnë për një tjetër propozim.
Sulmuesi është shumë i rëndësishëm te klubi gjerman, me Kolo Muani që realizoi golin e fitores në takimin e javës së parë të Bundesliga, ku Frankfurt kishte përballë Darmstadt-in.