PSG nuk dorëzohet, 80 milionë euro për të mbajtur sulmuesin në Paris

PSG nuk dorëzohet, 80 milionë euro për të mbajtur sulmuesin në Paris

Edhe pse pothuajse të gjitha burimet deklarojnë se është arritur një marrëveshje për transferimin e Mbappé tek Reali i Madridit për sezonin e ardhshëm, sipas “Le Parisien”, PSG nuk është dorëzuar ende.

Klubi francez po bën edhe një tentativë të fundit për të bindur sulmuesin që të qëndrojë në Paris dhe i ka propozuar një rinovim të kontratës që skadon në qershor, duke i ofruar një pagë prej 80 milionë euro në sezon.

Gazeta franceze shton se nëse Reali nuk i garanton Mbappes të njëjtën pagë (ose më të lartë) se Vinicius dhe Bellingham, atëherë ai do të rinovonte me PSG-në.

Share This