PSG-Milan, një ndeshje ndryshe për Donnaruma-n

PSG-Milan, një ndeshje ndryshe për Donnaruma-n

PSG-Milan, është sfida kryesore e kësaj mesjave në Ligën e Kampionëve.

Por, për portierin e parisienëve, Gianluigi Donnarumma sfida me skuadrën “Rossonere” do të jetë ndryshe.

“Gardiani” italian do të luajë kundër ish-skuadrës së tij, Milan. Donnaruma në moshën 16-vjeçare, kishte debutuar te skuadra kuqezi.

“Është një ndeshje ndryshe. Do të jenë dy ndeshje të komplikuara, nuk e di nëse do të jenë vendimtare. Do të japim gjithçka që duhet për të fituar”, ka thënë Donnaruma.

“Nesër do të jetë ndeshja e parë, pastaj do të mendojmë për ndeshjen tjetër. Nesër do të jetë ndeshje e vështirë, por ne do të japim gjithçka nga vetja për të arritur fitore”, ka theksuar italiani.

Ndeshja PSG-Milan fillon në orën 20:45.

Share This