
PSG-Liverpool, superpërballja e Champions-it
Feyennord-Inter është ndeshja që tashmë ka nisur në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Kryederbi i natës së sotëm në elitën e futbollit evropian luhet në Paris, ku do të përballen PSG dhe Liverpool, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha evropiane, pritet të sjellë një sfidë interesante pasi të dy skuadrat synojnë të shkojnë sa më lartë në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munich-Bayer Leverkusen, është një tjetër ndeshje joshëse që luhet sonte në ‘Alianz Arena’, derisa ‘nxehtë’ pritet të jetë edhe ballafaqimin Benfica-Barcelona.