PSG-ja me ofertë zyrtare për De Jongun
Frenkie de Jong duket se do të jetë lojtari që do të sakrifikohet nga Barcelona në fund të sezonit për t’i dhënë fund krizës financiare.
Mesfushori holandez prej vitesh kërkohet nga skuadrat e mëdha evropiane, por ka qenë ai gjithmonë që ka refuzuar largimin nga katalunasit.
Megjithatë tani vet De Jong është bindur për tu larguar nga Barcelona dhe kanë filluar ofertat e para për reprezentuesin holandez.
Paris Saint-Germain është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro për Frenkie de Jong, raporton Diario Sport. Parisienët janë të vendosur seriozisht për të nënshkruar me holandezin këtë verë. Por për këtë tarifë? Kjo është qesharake sipas mediumit spanjoll.
Vetë De Jong thuhet se është gati të dëgjojë të gjitha ofertat e ardhura këtë herë. Mesfushori ende nuk i është përgjigjur ofertës për kontratë të Barçës.
Barcelona thuhet se dëshiron të zgjasë marrëveshjen e 26-vjeçarit, por me kushte të reduktuara ndjeshëm financiare pasi ai është lojtari më i paguar në ekip me një diferencë të madhe. Gjiganti katalunas synon që nëse shitet De Jong të shitet për një shumë rreth 100 milionë euro.