PSG, gati mbi 200 milionë euro për Vinicius

PSG, gati mbi 200 milionë euro për Vinicius

Gjiganti francez, PSG duket së është i vendosur për transferimin e yllit brazilian të Real Madridit, Vinicius Junior, shkruan GazetaGoli.com.

Sipas medieve spanjolle, kampionët e Francës, tashmë janë hedhur në sulm për asi brazilian.

Ditëve të fundit janë rritur zërat se Vinicius mund të largohet nga Madridi nëse Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit.

“PSG është duke përgatitur ofertën mbi 200 milionë euro për Vinicius”, shkruajnë mediet iberike. /Goli

Share This