PSG e sakrifikon për të ulur humbjet, Dembele drejt Arsenal

PSG e sakrifikon për të ulur humbjet, Dembele drejt Arsenal

Osmane Dembele mund të largohet nga Parisi vetëm gjashtë muaj pas transferimit nga Barcelona.

Mediet britanike kanë bërë me dije se sulmuesi i krahut të djathtë i PSG-së shikohet si objektivi i madh i “Topçinjve” për merkaton e janarit.

Francezi ka qenë pjesë e formacionit të Enriques në këtë sezon, por fakti se nuk ka shënuar gol ka bërë që presioni mbi trajnerin të shtohet ndjeshëm.

Siç dihet SPG afroi këtë verë Dembele për 50 milionë paund, por francezi nuk ishte blerja e vetme e kushtueshme. Këtë verë në Paris shkuan edhe Goncalo Ramos (Benfica e shiti për 63 milionë paund) dhe Randal Kolo Muani (Frankfurti hoqi dorë pasi mori 76.4 milionë paund).

Shpenzimet e mëdha të bëra në Paris kanë detyruar klubin që të bëjë disa llogari duke dalë në përfundim se Dembele mund të sakrifikohet në mënyrë që të ulen humbjet e parashikuara këtë sezon.

Nga kjo situatë mund të përfitojë Arsenal me Artetan, i cili njihet për konsideratën që ka për mëngjërashin.

Share This