PSG e refuzoi Ansu Fati-n, mësoni arsyen
Paris Saint-Germain thuhet se ka refuzuar transferimin e mundshëm të yllit së Barcelonës, Ansu Fati.
Sipas asaj që raporton “RMC Sport”, përfaqësuesit e lojtarit e kanë ofruar ditët e fundit te klubi francez, shkaku i trajnerit Luis Enrique.
Sidoqoftë, PSG-ja nuk ka qenë e interesuar për mundësinë që ta ketë spanjollin në skuadër.
PSG preferon lojtarë të tjerë duke marrë parasysh rënien dhe lëndimet e Fatit, me talentin e Lyonit Bradley Barcola që mbetet i preferuari.
Kësisoj, Fati mund të mbetet te Barcelona pavarësisht që po vazhdojnë të shikohen opsionet e tjera derisa thuhet se një klub që s’luan në garat evropiane ka ofruar rreth 50 milionë euro.
Barcelona është e hapur për një shitje vetëm nëse marrin ndonjë ofertë të lartë financiare, që do t’iu ndihmonte në rregullat e FPP-së.