
PSG-Donnarumma, ende asnjë marrëveshje
Qëndrimi i Gianluigi Donnarumma te Paris Saint-Germain që nga ardhja e tij në korrik 2021 është shoqëruar me kritika të shumta.
Megjithatë, portieri italian ka arritur të përballojë çdo sfidë dhe vazhdon të mbetet titullar te parisienët, pavarësisht konkurrencës nga Matvey Safonov, i cili iu bashkua skuadrës verën e kaluar.
Me 25 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe mbështetjen e drejtuesve të klubit, rinovimi i kontratës së tij, e cila skadon në 2026, nuk duket të jetë një çështje problematike. Megjithatë, sipas “L’Équipe”, ende nuk është arritur asnjë marrëveshje konkrete.
Takime të reja për të diskutuar të ardhmen e Donnarumma-s janë planifikuar, ndaj mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata në muajt e ardhshëm.