Pse Barcelona nuk është në gjendje të garojë me Real Madridin për Haaland?

Pse Barcelona nuk është në gjendje të garojë me Real Madridin për Haaland?

Barcelona nuk do të jetë në gjendje për të sfiduar Real Madridin për të siguruar yllin e Manchester Cityt Erling Haaland, në ndonjë pikë në vitet në vijim.

Norvegjezi ka qenë i lidhur me largimin nga City, pavarësisht që ka kontratë deri më 2027 dhe që klubi anglez po përgatit ofertë të re për t’ia rinovuar kontratën.

Megjithatë, ka pasur raportime që Barcelona ka shprehur interesim për transferimin e Haalandit në vitin 2025.

Sidoqoftë, “90min” raporton se Barcelona nuk do të ketë ndonjë shans për të nënshkruar me sulmuesin shkaku i gjendjes financiare, mirëpo edhe nëse ia dalin t’i bëjnë paratë me shitje apo ndonjë gjë tjetër, do ta humbasin garën ndaj Realit.

Nëse Haaland vendos të largohet nga City, destinacioni i preferuar është Madridi. Madhështia, reputacioni si dhe investime i tyre për të ardhmen, pra duke siguruar talentë si Jude Bellingham, Vinicius Junior, Rodrygo, Aurelien Tchouameni e ndoshta edhe Kylian Mbappe janë disa nga arsyet se pse norvegjezi ëndërron kalimin në “Santiago Bernabeu”.

Haaland nuk sheh ndonjë të ardhme te Barcelona, ngase duhen disa vite për të rivalizuar Realin në aspektin sportiv.

Mirëpo, Barcelona mund të përfitojë nga situata aktuale për ta ndryshuar mendjen e Haaland, ngase Real Madrid momentalisht s’është plotësisht i fokusuar për të nënshkruar me yllin e Cityt, shkaku që prioritet është Kylian Mbappe, Alphonso Davies dhe Trent Alexander-Arnold.

Ndërkohë, edhe agjenti i Haalandit Rafaela Pimanta e ka thënë haptas se dëshiron që sulmuesi të ketë kontroll në destinacionin e tij sa më shumë të jetë e mundur, raporton nacionale.

Haaland pritet të qëndrojë edhe një vit te Man City, pastaj gjigantët evropianë mund ta aktivizojnë klauzolën e lirimit në vlerën e 150 milionë eurove.

Share This