
Provimi praktik i nxënësve në mësimin dual, Kurti vizitoi Qendrën e Kompetencës në Skenderaj
Kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitoi Qendrën e Kompetencës në Skenderaj, me rastin e mbajtjes së provimit praktik të nxënësve në mësimin dual, përkatësisht në profilin murator dhe punëtor të ngjashëm.
Ai u shpreh i gëzuar që ndodhet në Qendrën e Kompetencës e cila është bazë e zhvillimit të sistemit dual në Kosovë, e që lidhë arsimimin profesional me tregun e punës.
Arsimi dual në profilin murator dhe punëtorë të ngjashëm ka filluar në vitin shkollor 2022/23. Planprogrami është hartuar sipas dhe nga ekspertët e fushës.
Siç parasheh udhëzuesi, nxënësit kanë përfunduar tri vjet shkollim gjatë të cilëve 52% ka qenë pjesë praktike në ndërmarrjet përkatëse, dhe tash i nënshtrohen testeve teorike dhe praktike për certifikim.