Protestuesit i vendosin zjarrin, reagon Bashkia: Skandal, djegin flamurin kombëtar
Protesta e opozitës u zhvendos nga kryeministria drejt ambienteve të jashtme të bashkisë së Tiranës.
Menjëherë sapo kryearti i PD-së, Sali Berisha ka mbaruar fjalimin e tij të rastit në protestën e sotme, turma e qytetarëve i është drejtuar bashkisë të Tiranës.
Sapo kanë mbërritur, ata kanë hedhur molotov, duke i vendosur zjarrin derës dhe dritares kryesore të bashkisë.
Menjëherë forca të shumta të policisë kanë krijuar kordon mbrojtës para godinës.
Kujtojmë se në fillim të nisjes së fjalës së Sali Berishës protestuesit hodhën molotov drejt kryeministrisë.
Protestuesit menjëherë sapo kanë mbëritur pranë Bashkisë së Tiranës kanë hedhur molotov drejt godinës dhe policëve.
Policët dhe një pjesë e protestuesve kanë shpëtuar nga flakët duke u larguar pak sekonda para shpërthimit.
Skandal / Protesuesit djegin me shishe me benzinë flamurin kombëtar te Bashkia Tiranë
Protuesit e opozitës para bashkisë së Tiranës kanë hedhur shishe me benzinë në drejtim të godinës së Bashkisë duke djegur flamurin kombëtar.
Në drejtim të flamurit të vendosur në katin e dytë, janë hedhur një sërë shishesh me lëndë djegëse duke I vënë flakën flamurit tonë kuqezi.
Kujtojmë që dhe vetë godina e Bashkisë së Tiranës është monument kulture i kategorisë së pare.